Report TV - Homazhet për Mid’hat Frashërin, Basha e Berisha: Burrë i rrallë, qeveria bëri detyrën

Report TV 2018-11-14

Views 0

Në homazhet që janë zhvilluar sot në nderim të Mid?hat Frashërit, pak orë pasi arkëmorti me eshtrat e tij u kthye në Shqipëri, kanë marrë pjesë personalitete dhe politikanë të njohur të vendit. Artdashës, qytetarë, e historianë kanë përshëndetur këtë vendim.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë hyrë njëri-pas tjetrit në këtë ceremoni.

Berisha ka thënë se Frashëri ishte një promotor i luftës për liri, ndërsa Basha tha se qeveria bëri detyrën me vendimin për të sjellë në Shqipëri eshtrat e Mit?hat Frashëri në atdhe.

Sali Berisha: Mid?hat Frashëri, promotor i pareshtur i luftës për liri. Mit?hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shplajjes së pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i ballit Kombëtar.

Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çlriruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitelirt shqiptar Enver Hoxhës, vasakl të Jozif Broz Titos. Atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në nju jork duke ëprdorur falangat e tij terroriste.

Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mid'hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën.'

Lulzim Basha: Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të rrallë vijnë në Shqipëri. Ky burrë i jashtëzakonshëm është shembull që duhet të ndiqet nga shumë të tjerë. Dhanë për mëmëdheun gjithçka, duhet t?u jepet vendi që u takon.

Qeveria s?ka bërë asgjë më shumë sesa detyrimin për të nderuar këtë patriot të madh.

Share This Video


Download

  
Report form