Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përgjigje të protestuesve kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka deklaruar se 250 familjet që nuk kanë dokumentacionin e pronësisë së banesave në zonën e Astirit do të përfitojnë bonusin e qirasë për 3 vite. Në konferencën për mediat ai akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij.
Tirane- Familjat që nuk i kanë të legalizuara bizneset apo banesat që ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe do u garantohet 3 vite qera.
Ndërkohë që për pronat që i kanë subjektet me dokumente do kompensohen sipas ligjit
Erjon Veliaj: "Për të gjithë njerëzit që janë të prekur nga ky projekt,bashkia e Tiranës, edhe pse nuk e implementon projektin, pasi është projekt i bashkisë, por që dhe po ta implentonte ajo do të ishte po aq i vendosur. Të gjithë ata qytetarë do të kenë trajtim edhe më të mirë se po i njëjti segment nga Fabrika e miellit tek Tegu. Si bashki e Tiranës kemi ofruar 3 vite qera, për ata që nuk kanë asnjë letër, ta themi troç kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmët e unazës. Prindërit e mi jetuan këtu por nuk zaptuan diçka, jetuan aty ku i caktoi sistemi, si 99%. Dihej që në kohën e Adil Çarçanit që aty kalon rruga.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/familjet-qe-preken-nga-unaza-e-madhe-do-i-ofrohen-3-vite-qera