Ora News - LSI i kërkon llogari Ramës: Sqaro lidhjet me Avdylajt dhe Bajrat

Ora News Lajme 2018-11-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin e organizua. Në një dalje për mediat nga selia e Sekretari i Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Braimllari

Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot.

Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lsi-i-kerkon-llogari-rames-sqaro-lidhjet-me-avdylajt-dhe-bajrat

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS