Çfarë e shkaktoi incidentin e Bularatit?
Une e kam ndjekur si të gjithë shqiptarët. Nuk ka pasur asgjë të parapërgatitur. E përjashtoj idenë e skenarëve dhe konspiracioneve. Ngjarjen e Bularatit ose veprimet e atij djali që fatkeqësisht humbi jetën mund ta kenë shfrytëzuar qarqe të ndryshme politike. Në këtë atmosferë që u krijua atje është shumë e lehtë që njeriu të binte në nacionalizëm për fat të keq.
Funeralin e ndoqa kalimthi. Ngjarja vetë ishte një incident që me pak kujdes mund të shmangej. Ngjarja e tij u keqshfrytëzua. Nuk ka pasur skenar në mënyrën e veprimit të atij djalit. Por në varrim po. Ishin qarqet ekstremiste ato që përfituan. Në varrimin e tij nuk kishte vend për shfaqje të tilla. Përkundrazi u tregua një egërsi nacionaliste.
Thuhet që terroristet e njërës palë janë heronj të palës tjetër, a është ky rasti?
Jo, gjithmonë. Në Kuvend u mbajt një minutë heshtje. Rregullorja nuk e parashikon por ka patur një debat të brendshëm. Kjo ndodhi që partitë të mos humbasin vota në emër të nacionalizmit. Megjithatë dua të bëj një dallim mes qeverisë greke dhe opozitës. Janë shumë larg njëra-tjetrës. Qeveria mbajti një qëndrim korrekt. Qeveria e quajti rastin një incident. Ndërsa opozita, në veçanti Agimi i Artë e shfryëzoi ngjarjen edhe për vota. Qarqet ekstremiste synojnë të rriten nga fatkeqsitë e të tjerëve.