Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga diabeti. Ushqimi jo i shëndetshëm, mbipesha si dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ndër faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta me qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e diabetit.