Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Shpëtim Nazarkon, si mjeshtër i shahut, ajo çfarë po ndodh me Presidencës dhe Kryeministrisë lidhur me kandidaturën e Sandër Lleshit për Ministër i Brendshëm nuk është shah, por një lloj tavlle turke.
Nazarko: Shahu është më i komplikuar se kaq. Kemi të bëjmë me manovra politike që i ngjan një tavlle turke. Shahu në ndryshim nga të gjithë lojërat e tjera është loja më e pastër ku ti nuk ndërhyn dot, nuk fshihesh dot në asgjë. Manovrat politike nuk mund ti klasifikosh si shah, veçanërisht në një vend si i yni.
I ftuar në Ora News, Nazarko thotë se Meta duhet të kishte dhënë një përgjigje shteruese se pse refuzon të dekretojë Leshin.
Nazarko: Përgjigjia e Metës do të ishte bindëse me aq sa lexoj unë Kushtetutën si amator, nëse do të sqaronte motivet. Hiq arsyet politike që nuk lejohet të ndikojnë në vendimin e tij, Presidenti është i detyruar të japë një përgjigje.Drejtëpërdrejtë pa dhënë arsye, mendoj se ka gabuar.
Me analizën e tij, Nazarko shkon më tej kur thotë se klasa aktuale politike e ka vështirë të pranojë brenda saj "mish të huaj".
Nazarko: Kjo klasë politike e ka shumë të vështirë futjen e mishit të huaj brenda klasës politike. Po të vëmë re lëvizjet e fundit, qoftë të Arta Markut, Helidon Bendos dhe tani Sandër Lleshit, kësaj klase politike po i futet uji nga të gjitha anët në kuptimin e personazheve të rinj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasja-rama-meta-nazarko-jo-shah-por-tavell-turke-politika-spranon-mish-te-huaj