Ora News - Thirrjet antishqiptare në Bularat, Shqipëria shpall non grata 52 grekë

Ora News Lajme 2018-11-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

52 shtetas grekë janë shpallur non grata nga Shqipëria për shkak të thirrjeve ekstremiste gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kaçifas. Në një deklaratë për mediat ku bëri me dije këtë vendim, zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, siguroi se askush nuk mund ta marrë urtësinë e shqiptarëve si dobësi.

Shqiperia shpall non grata 52 shtetas grekë të cilët ishin pjesëmarrës dje në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas në Bularat ku u bënë thirrje ekstremiste antishqiptare, u ofenduan gazetarët dhe u bllokua për disa minuta aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Ata janë shpallur non grata për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Zv/ ministri i Brendshëm Saimir Lleshaj doli në një deklaratë ku e quajti ngjarjen e ndodhur dje të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm.

Sander Lleshaj: "Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, ?Për të huajt?, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/thirrjet-antishqiptare-ne-bularat-57-greke-shpallen-non-grata-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form