Lushnjë/ Jetesa në varfëri dhe kushte skandaloze, familja Zeneli

Report TV 2018-11-07

Views 7

E varfër dhe me shumë halle, jeton familja Zeneli në fshatin Grabjan të Lushnjës. Katër anëtarë të kësaj familje jetojnë në një kasolle, e cila është e sajuar me disa dërrasa, por edhe ato janë të hapura në disa pjesë. Tavani i kasolles është tërësisht i rrënuar sa që çfarë bie jashtë futet brenda. E zonja e shtëpisë Jolanda Zeneli, prej vitesh është e sëmurë, ndërsa njërën këmbë e ka të amputuar për shkak të sëmundjes. Kryefamiljari Hasan Zeneli thotë se nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar një shtëpi tjetër, pasi sipas tij sëmundjet e bashkëshortës e kanë gjunjëzuar edhe më shumë.

Ndërkohë vajza e çiftit, e cila është e divorcuar, kujdeset për të ëmën e cila është e paralizuar dhe e ka të pamundur për të levizur pa ndihmën e dikujt. Anifeja kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja në të cilën ndodhen është e papërballueshme.

Share This Video


Download

  
Report form