Vendimi i pushimit të hetimeve nga prokuroria italiane për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është administruar si provë edhe nga prokuroria e krimeve të rënda e cila e heton Tahirin për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ?Habilaj?.
Ky vendim sipas burimeve pranë grupit hetimorë tashmë është bërë pjesë e fashikullit të grupit të prokurorëve të cilët prej më shumë se 1 viti po hetojnë ish ministrin Tahiri.
Pak ditë më parë ishte vetë Tahiri që së bashku me avokatin e tij e depozituan këtë vendim në prokurorinë e krimeve të rënda duke deklaruar se kërkojnë që akuza shqiptare të marr një vendim.
Ndërsa ReportTv ka mësuar se tashmë dhe prokuroria italiane e ka përcjell këtë vendim palës shqiptare në të cilin shkruhet se pas hetimeve ndaj ish ministrit Tahiri ata nuk kanë mundur të gjejnë prova dhe fakte që lidhin Tahirin me trafikun e drogës.