Ora News - Deputetët kërkojnë 0 tatim për rrogat deri në 40 mijë lekë në muaj, Ahmetaj kundër

Ora News Lajme 2018-11-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tatimi mbi pagat e ulëta do të jenë pjesë e debatit në seancën parlamentare. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar rishikimin e skemës duke favorizuar 70 mijë punonjës. Pavarësisht se nisma është kundërshtuar nga ministria e Financave drafti do të kalojë për votim në seancë.

Ndryshimi i tatimit për pagat e ulëta ka shkaktuar debat në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Propozimi i deputetëve që rrogat deri në 40 mijë lekë në muaj të kenë 0 tatim është kundërshtuar nga ministria e Ekonomisë.

Gjylameti: Mendoj se do të duhet të jemi të hapur së pari për të ulur dhe parë ndryshimet që mundemi apo jo. Mund të mos jetë 40 mijë, mund të jetë 35 mijë apo 37 mijë, pra në varësi dhe të mundësive që kemi.

Ahmetaj: Të rrisim fashën nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar, sepse dëmton progresivitetin dhe integritetin fiskal të punësimit.

Braçe: Nëse këtij vendi i ka ardhur e keqja në rritje borxhi dhe rritje dificiti nga tatimi i të ardhurave nga puna, atëherë unë dorëzohem.

Nëse një ndryshim i tillë do të miratohet në parlament, në vend do të përfitonin 70 mijë qytetarë të cilët do të mernin 13 mijë lekë më shumë në muaj.

Qeveria ndërkohë ka propozuar ndryshim të tatimit për pagat e larta duke e rritur fashën që do tatohen me 13% nga 130 mijë në 150 mijë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deputetet-kerkojne-0-tatim-rrogat-deri-ne-40-mije-leke-ne-muaj-ahmetaj-kunder

Share This Video


Download

  
Report form