Report TV - Lufta kundër drogës/ Sinaj: Stacioni policor i Selicës të shndërrohet në komisariat

Report TV 2018-11-07

Views 0

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka deklaruar këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve se në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, stacioni policor i Selicës të shndërrohet në një komisariat policor.

Sipas Sinajt, godina aktuale e Policisë së Selicës, e cila është pjesë e Bashkisë së Selenicës, nuk plotëson nevojat e forcave policore.

"Atje është vetëm një postë policie, nuk ka komisariat. Ajo është një bashki shumë e madhe, e shtrirë nga Selenica, ka gjashtë njësi administrative dhe shkon deri afër Kucit si zonë.Është një territor shumë i vështirë, shumë malor, me një mjet të vetëm, me një godinë që nuk i plotëson ato nevojat e policisë atje. Por unë do t'ju propozoja që ta bënit komisariat, postën e Selenicës. Sepse është e pamundur atje të kërkosh maleve,sidomos tani që është lufta kundër lëndëve narkotike. E shikoj që policët përpiqen jashtëzakonisht, por e kanë të pamundur me ato kushte që kanë; me mjetet dhe me forcat e pakta që kanë", u shpreh Sinaj në Komisionin e Ligjeve.

Kërkesës së Sinajt, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj iu përgjigj se çështja e klasifikimit në postë ose komisariat është një çështje karakteristike e zonës dhe problemeve që ka.

?Është çështje që i takon zonës, të cilës i duhet të vendosë llojin e impenjimit në terren. Nuk ka ndonjë efekt në buxhet sikurse kërkesat e shtruara pak më parë. Jemi koshientë që ka mungesa në infrastrukturë të ndërtimit, por po të bëjmë një krahasim me të kaluarën ka ndryshime, por pa dyshim që do të investohet sërish në të ardhmen. Ndërsa sa i takon mjeteve, qëllimi është që të shpërndahen në mënyrë uniforme në të gjithë vendin?, është shprehur zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Share This Video


Download

  
Report form