Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Administrative e Tiranës do të jetë ajo që do të shqyrtojë padinë e Gardës së Republikës për dëmshpërblim ndaj ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-shefit të njësisë speciale të Gardës, Agim Llupo, të shpallur fajtorë dhe të dënuar për "21 janarin".
Në seancën e parë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për gjykimin e kësaj padie.
Garda e Republikës, përmes gjyqit civil, u kërkon dy të paditurve shumë financiare të dhënë nga buxheti i shtetit për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në vlerën totale 2.1 milion euro.
Gjykata e Apelit të Tiranës e ka dënuar ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet për akuzën e "vrasjes nga pakujdesia".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/padia-e-gardes-ndrea-prendin-dhe-agim-llupon-gjykata-e-tiranes-shpall-moskopetencen