Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë sesa një precedent kushtetues refuzimi i Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm duket se do të riciklojë një konflikt të fortë mes institucionit të presidentit dhe të kryeministrit. Sinjali i parë për këtë është lëvizja e radhës e kryeministrit duke shpërfilluar argumentat e Metës dhe duke tentuar ta çojë me çdo kusht Sandër LLeshin në Ministrinë e brendshme si zv/ ministër.
Nga momenti kur u votua në krye të shtetit, Ilir Meta i mban peng kryeministrit dy emra për dy poste të rëndësishme.
Ende nuk ka dekretuar Helidon Bendon, i propozuar nga kryeministri për kryetar të Shërbimit Informativ Shtetëror, edhe pse prej një viti dokumenti qëndron në sirtar.
Të njëjtin fat duket se ka edhe kandidatura e ministrit të Brendshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-me-zero-ilir-meten