Ora News - PS me sytë nga zgjedhjet, Pëllumbi: Akuzat e opozitës s'ndikojnë tek baza e partisë

Ora News Lajme 2018-11-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me miratimin e axhendës në Asamblenë Kombëtare të shtatorit, Partia Socialiste tashmë ka filluar të mendojë dhe të organizohet për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Situata aktuale politike me akuza penale të opozitës ndaj përfaqësuesve të saj, nuk po i shqetëson socialistët për të menduar sesi të fitojnë të vetëm 61 bashkitë në të gjithë territorin e vendit.

Arben Pëllumbi: Kjo situatë aktuale mua më rezulton se ndikon shumë pak në strukturën tonë politike në bazë.

Arben Pëllumbi është sekretari më i ri i strukturës socialiste, i cili ka marrë përsipër organizimin e kësaj force politike, dhe është i bindur se fitorja në zgejdhje vjen vetëm nga organzimi i duhur dhe shndërrimi i forcës politike në një lëvizje pranë halleve të qytetarëve.

Arben Pëllumbi: Fitorja nuk vjen as nga punësimet, nuk vjen as nga investimet, nuk vjen as nga blerja e votës. Fitorja vjen nga organizimi dhe nga fryma.

Organizimi dhe fryma në terren vjen nga hapja e partisë ndaj njerëzve të rinj me potencial. Kjo është porosia që Pëllumbi u lë organizatës socialiste të zonës së tij në Pezë.

Arben Pëllumbi: Anëtarësimet e reja janë çelës, janë një nga çelësat e rëndësishëm të fitores në zgjedhjet që na vijnë.

Një nga ndryshimet që Partia Socialiste do të bëjë në organzimin e saj, është të kopjojë modelin e partisë qëndrore në çdo bashki. Edhe në organizatat e rretheve do të ketë 9 sekretarë si në qendër.

Arben Pëllumbi: Nga 7 sekretarë jemi bërë 9 sekretarë. Këtë sekretariat që kemi aktualisht në qendër, do ta transmetojmë në 61 organizatat socialiste në rang bashkish. Kalimi nga koordinatorë në sekretarë është një peshë më e madhe.

I gjithë rezultati i këtij organzimi të ri, do të ketë një qëllim, identifikimin e njerëzve për të kandiduar si kryetarë bashkish, por edhe si këshilltarë bashkiakë, të cilët mund edhe të mos jenë tani pjesë e Partisë Socialiste.

Arben Pëllumbi: Pretendojmë që shumica e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të dalin nga strukturat tona për arsyen se janë njerëz të cilët kanë marrë përsipër të harxhojnë nga koha e tyre për komunitetin, por nga krahu tjetër jemi të hapur edhe për njerëz të cilët spikasin, për njerëz të cilët kanë një vlerë në komunitet.

Nëse për këshilltarët bashkiakë vëmendja nuk ka qenë kaq e lartë në zgjedhjet e kaluara, për zgjedhjet e ardhshme ata do të jenë thelbësorë për Partinë Socialiste, duke qenë se gjasat për aleanca politike janë të pakta dhe vota e tyre në këshill është vendimtare për qeverisjen e qytetit.

Arben Pëllumbi: E dimë të gjithë se si ka funksionuar kjo pjesë deri dje. Ne i kemi kushtuar rëndësi zgjedhjes së kryetarit të bashkisë duke menduar fitoren, dhe nga krahu tjetër mund të kemi bërë edhe qoka me këshilltarët bashkiakë.

Megjithatë, për Arben Pëllumbin, edhe në rast se do të ketë aleanca politike, nuk do të ketë tolerancë për kandidatin për kryetar bashkie.

Arben Pëllumbi:Unë besoj që 61 kryetarët e bashkisë do të jenë të Partisë Socialiste.
...

Share This Video


Download

  
Report form