Report TV - Vrasja në ish-bllok/ Gjykata 30 ditë burg të tjera Martinit, 2 prova të pavlefshme

Report TV 2018-11-04

Views 1

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn, i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili i dha afro 1 muaj kohë prokurorisë për të sjellë prova të tjera, pasi sipas gjykatës dy provat e paraqitura dje nga prokuroria, ajo se në duart e Ervis Martinajt kishte gjurmë baruti, dhe komunikimet në Telegram, ku ai kërkonte shokë të tij që të vinin me armë, janë të pavleshme, pasi numri i telefonit nuk korrespondon.

Gjyqtari Artan Gjermeni dha vendimin dhe u shpreh:

"Nuk u gjetën gjurmë baruti tek Martinaj. Prokuroria gaboi kur tha që kishte gjurmë baruti në duar. Prokuroria bëri ekspertim të dytë dhe nuk gjeti gjurmë. Për bisedat nuk korrespondon numri me telefonin e Martinajt."

Ky vendim vjen pas kërkesës së prokurorisë për të caktuar një masë të re ndaj Martinaj si person i përfshirë në përplasjen me armë më 4 tetor në lokal Monopol me një viktimë dy të plagosur por edhe për hetimin pasuror që tashmë Krimet e Rënda kanë nisur ndaj tij.

Prokuroria një ditë më parë i ka kërkuar kohë gjykatës të kryejë hetime ndaj Martinaj pasi njësia speciale Task-Forcë, polici-prokurori kanë verifikuar për biznesmenin të gjithë aktivitetin e tij penal si dhe atë tregtar.

Avokatët e Martinajt kërkuan rrëzimin e masës së re, ndërsa me argumentin se Martinaj përdor një pasaportë kosovare dhe nëse lihet i lirë arratiset, prokuroria këmbënguli për arrest me burg pa afat.

Ditën e djeshme, Report Tv publikoi të plota dëshmitë e personave të përfshirë në vrasjen e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxhën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Share This Video


Download

  
Report form