Çiljeta Xhilaga është ndër këngëtaret më të njohur të muzikës shqiptare. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi cilësoi këngëtaren si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe pyeti atë nëse ka bërë ndërhyrje.
Këngëtarja tha se disa vite më parë ka bërë ndërhyrje, por tashmë jo më.
Ermal Mamaqi: Çiljeta ka qenë një nga femrat më të bukura të Shqipërisë që në kohën kur pihej cigarja brenda.
Çiljeta Xhilaga: Kur flet ti më duket sikur jam plakur shumë...
Ermal Mamaqi: Jo përkundrazi... Por kush ta mbushi mendjen t?i hyshë rrugës së artit? Ka qenë dikush apo se mban mend? Petri Bozo?
Çiljeta Xhilaga: Me Petrin kam punuar që adoleshente, por unë e kam patur që e vogël pasion artin. Organizoja të gjitha festat e shkollës. E kam patur prirje që e vogël artin. Me bukurinë s?kam patur lidhje, kam qenë me flokë të shkurtra kështu si ti, si çun haram.
Ermal Mamaqi: Çiljeta është bërë nënë dhe vazhdon të jetë në formë të zjarrtë. Tani janë genet e mira apo shiringat e shtrenjta?
Çiljeta Xhilaga: Unë nuk jam kundër shiringave sepse kam bërë edhe vetë para disa vitesh. Bëra para 4 vitesh ballin dhe më ikën vetullat si japonez, i thash vetes mos u merr më me këtë punë.
Ermal Mamaqi: Edhe unë e kam lënë rrudhën të më mbulojë sytë.
Çiljeta Xhilaga: Besoj se është çështje geni. Unë në fakt kam dhe 2-3 vjet që kam lënë edhe palestrën...
Ermal Mamaqi: Thjeshtë është lloji i copës...
Çiljeta Xhilaga: Lloji i copës kam përshtypjen...