Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi i emisionit "360 Gradë", Artur Zheji, deklaron se Meta ka vepruar në kuadrin kushtetues të funksionit të tij lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Në një lidhje telefonike për Ora News, analisti thotë se është e paprecedent që një këshilltar i kryeministrit të kalojë në një nga ministritë më sensitive, ndonëse nuk e sheh tek arsyet e Metës për refuzim.
Zheji gjykon se Kreu i Shtetit është treguar shumë i kujdesshëm nisur edhe nga fakti se bëhet fjalë për Ministrinë më të përfolur dhe më të goditur, me dy dorëheqje të njëpasnjëshme të Ministrave Tahiri dhe Xhafaj.
A do të sjellë kjo një përplasje politike? Zheji thotë që po, edhe pse e shikon të panevojshme ti hidhet benzinë zjarrit.
Lleshi nuk shkoi në takimin e Metës
Zheji: Nga disa informacione gazetareske që kam, reagimi ka ardhur 24 orë përpara kur gjykohet dhe mendohet se ka ushtruar një lloj presioni ndaj kandidatit për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi që të mos shkonte në takimin me zotin Meta, që në fund të fundit është një takim institucional. Duke përjashtuar ngjyrimet emocionale mendoj se Meta ka vepruar në kuadrin kushtetues të funksionit të tij.Do ketë një reagim pakënaqësie, ndërdhëmbë apo shprehur hapur nga kryeministri dhe sidomos nga gjuetarët e nivelit të dytë dhe të tretë të PS-së që do krijojnë ndoshta shumë variante dhe intriga lidhur me këtë vendimmarrje, që unë mendoj që është ushtrim i rregullt kompetencash nga ana e Presidentit Meta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/refuzimi-i-lleshit-zheji-sinjal-i-forte-nga-meta-me-ministrine-e-brendshme-nuk-duhet-luajtur