Ora News - Tirana: Pemët, alergjitë dhe pse përmbytet gjithmonë tek Pallati me Shigjeta

Ora News Lajme 2018-11-03

Views 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës i është rikthyer mbjelljeve ndërkohë që ambientalistët vënë në pikëpyetje funksionin dhe eficiencën e tyre. Nisja e fushatës nuk ka ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve apo erozionit por duket se ka nxitur shkaktimin e alergjive.

Romeo Hanxhari: "Gara statistikore që këtë vit (vitin që shkoi) mbolla do të mbjell 150- 170 më duket e tepërt. Nuk shikoj një plan që të hartohet gjithë vitin, se cilat janë zonat në të cilat duhet ndërhyrë."

Ambientalisti Romeo Hanxhari thotë se në lumin e Lanës kanë munguar mbjelljet e pemëve çka bën që në të shumtën e rasteve ky lum të sjellë përmbytje duke dalë nga shtrati.

Romeo Hanxhari: Lana është shndërruar në një lum të urbanizuar. Në të gjithë pellgun e vet ka ndërtim. Kjo e devijon vektorin e lëvizjes së ujit nga nëntokësore në sipërfaqësore. Kjo është arsyeja që kemi përmbytje në zonën e Pallatit me Shigjeta"

Këtij shqetësimi iu përgjigj Blendi Goxhaj, kreu i agjencisë së parqeve dhe rekreacionit.

"Nuk di të ketë ndonjë vend që pemët të kenë sjellë një problem. Kemi shumë pemë të vjetra që janë në akse kryesore rurale, dhe me bërjen e autostradave këto akse kanë kaluar në rrugë dytësore dhe kanë probleme të mëdha sigurie për njerëzit, si Petrela, Mulleti ku duhet të ndërhyjmë dhe rinovojmë"

Pemët që bashkia ka mbjellë janë kryesisht në parqe dhe liqene artificiale duke i hequr kryeqytetit mundësinë e pastrimit të ajrit të ndotur nga betonizimi dhe automjet e shumta në qarkullim.

Tirana kryeson listën e qyteteve me ajrin më të ndotur në Shqipëri ndërkohë kjo çështje është një shqetësim i vazhdueshëm për KE.

Ekspertët shprehin shqetësim dhe për llojin e pemëve të mbjella pasi shumë prej tyre shkaktojnë alergji tek njerëzit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirana-pemet-alergjite-dhe-pse-permbytet-gjithmone-tek-pallati-me-shigjeta

Share This Video


Download

  
Report form