Shtysa e austrofizikantes Mimoza Hafizit për të shkruar ?Pika trëndafil? romanin shkencor për ne edhe alienët ka lindur nga dëshira për të komunikuar me njerëzit që nuk janë profesionist në këtë fushë, arritjet e jashtëzakonshme të njerëzimit në njohjet e universit, edhe në veçanti në njohjen e planetëve jashtë sistemit diellor, aty ku mund të ketë jetë edhe qenie të tjera të arsyeshme përpos nesh.
Këtë emocion e komunikoj gjithmonë me studentët e mi përmes formulave, por kësaj here desha që të gjejë një mënyrë të thjeshtë që çdokush me formimin minimal, pa pasur nevojë që të njoh shkencën të kuptojë se çfarë po ndodh, se si njerëzimi i mijëvjeçarit të tretë ka arritur të depërtojë kaq thellë deri në mijëra miliarda vite larg, edhe të kërkojë jetën në planetë të tjera të galaksisë sonë.
Mimoza Hafizi, autore e librit "Pika trëndafil?