Papavrami në Tiranë, koncert me pianistin Francois Frederic Guy - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-02

Views 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga interpretuesit më të mirë shqiptarë, rikthehet në Tiranë. Tedi Papavrami do të luajë në violinë këtë të shtunë sonatat e Bethoven.Në krah të tij është pianisti Francois Frederic Guy, që mbërrin në Tiranë për të dytën herë.Ne punojmë prej më shumë se dhjetë vite bashkë. Me Tedin kemi një kimi muzikore, që vitet e shndërruan edhe në një miqësi të mirë. Na ka lidhur prej shumë kohësh Bethoven. Pikërisht ato tinguj që do të dëgjoni në koncert nisëm t?i luanim 10 vite më parë. Para pak kohë edhe i kemi regjistruar në një CD, e besoj shumë projekte të tjera të tilla do realizojmë bashkë. Tedi është një violinist që vitet e eksperienca e ka bërë ta interpretojë këtë muzikë, si e ka shkruar Bethoven, sikur zemra i flet zemrës.Tedi që rikthehet pas thuajse 4 vitesh, thotë se shumëçka ka ndryshuar në jetën e tij, jo vetëm profesionalisht.Koncerti i dy artistëve Papavrami e Gi, nën drejtimin artistik të Vlorent Xhafës mbahet të shtunën në sallën e Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form