Pushteti vendor ne vitin 2019 do të ketë një rritje të buxhetit me 11%. Ka qenë kjo ajo që ka premtuar Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimeve në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor për vitin e ardhshëm. Ahmetaj shtoi se vëmendja është tek taksa e pronës, kjo me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes dhe jo në mënyrë të çrregullt siç ka ndodhur deri më tani.
?Taksa mbi pronat është burim i rëndësishëm për buxhetet tuaja. E ndërsa deri tani ka qenë larg përgjegjësisë suaj, tani është e juaja. Nëse janë sot 600 mijë prona të detajuara do të duhen edhe 600 mijë të tjera që të detajohen, që të mos i taksoni qytetarët me një nivel metri standard, pasi mund ti bëni dëm buxhetit dhe qytetarit. Decentralizimi është shumë i rëndësishëm? tha ministri. Ahmetaj përsëriti faktin se pushteti vendor e ka për detyrë ligjore për të përditësuar të dhënat në platformë për çdo ditë dhe nëse ndodh e kundërta, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore.