http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Babai i Konstandinos Kacifas paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Jani Kaçifa do të pyetet nga organi i akuzës në lidhje me pretendimet që familja ka për vdekjen e 35 vjecarit i cili u qëllua nga forcat RENEA të dielen e kaluar në Bularat pasi kishte qëlluar me armë ne mes të fshatit ndaj forcave ?Shqiponja?.Babai i minoritarit të vrarë shoqërohej tek Krimet e Rënda nga një përfaqësues ligjor I familjes ?Kacifa?.Familja e Konstandinos Kacifa ka akuzuar forcat e rendit se kanë vrarë qëllimisht djalin e tyre pasi sipas tyre një gjë e tillë mund të shmangej përsa kohe 35 vjecari po tentonte të dorëzohej.Motra e viktimes gjithashtu ka thënë një ditë më parë se RENEA kishte bërë terror në familjen ?Kacifa? pas ngjarjes duke I vënë armën në kokë nënës dhe babait të saj.