Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh bregu i liqenit në Shkodër pastrohet nga mbetjet, inertet e shkurret, duke u kthyer në një ambient të vizitueshëm në sajë të punës që po realizojmë me angazhimin e qytetarëve shkodran.
Projekti ?Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër?, përmes të cilit përfitojnë punësim 100 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë në Bashkinë e Shkodrës, kryesisht nga zonat më në risk nga përmbytjet, vazhdon të zbatohet në territorin e kësaj bashkie.
Përgjatë bregut të liqenit, por edhe në njësitë Administrative, Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi e Rrethina po punohet për përmirësimin e situatës në sistemin e kanaleve kulluese dhe brigjeve ujore.
Përmes këtij synohet që familjet të cilat janë në varfëri të mos përfitojnë ndihmën ekonomike minimale pa punuar, por vlera të jetë më e madhe ndërkohë që realizohen e punë në dobi të komunitetit.