Ora News - Dëshmon vrasësi i gjyqtares: Me Fildesin ishim mirë deri para Magjistraturës

Ora News Lajme 2018-11-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira". Kështu ka deklaruar Fadil Kasemi për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë Fildes Hafizi në dëshminë e dhënë para gjykatës.

Vrasësi i gjyqtares tha se se Fildesin e kishte ndihmuar të punësohet edukatore dhe pastaj drejtoreshë.

Kasemi: Pastaj më kërkoi të vazhdoj Juridikun dhe më pas më kërkoi të fitonte Juridikun në mënyrë të papërshtatshme. Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira. Më pas më thoshte gjëra që nuk i kuptoja, më mbyllte celularin, më thoshte që nuk i dua fëmijët. Për 15 vite kam paguar qiranë dhe nuk e dija sa e kishte gruaja rrogën.

Kasemi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Fildes Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.

Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshmon-vrasesi-i-gjyqtares-me-fildesin-ishim-mire-deri-para-magjistratures

Share This Video


Download

  
Report form