Shkëndija elektrike e makinës i vendos flakën garazhit në Shkodër, shpërthejnë dy bombola gazi

Report TV 2018-10-31

Views 0

SHKODËR-Një shkëndijë elektrike në një mjet tip Benz ka shkaktuar flakë brenda garazhit të familjes Tahiri në fshatin Barbullush.

Si pasojë e zjarrit në këtë garazh kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi të cilat kanë rritur intensitetin e zjarrit.

Kanë qenë familjarët që kanë parë flakët ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes kane shkuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Vau Dejës dhe dy zjarrfikëse nga Shkodra duke shuar zjarrin.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Share This Video


Download

  
Report form