Anxhela Peristeri është padyshim një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por kur vjen puna për jetën private ajo preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Disa javë më parë ishte bloggeri Olti Curri ai që hodhi dyshimet me deklaratën e tij në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ku tha se këngëtarja në festën e ditëlindjes së saj kishte ndaluar fotot.
?Unë kam qenë në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhëri ishte: Mos bëni asnjë foto. Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës?, tha Olti.
Sot Anxhela Peristeri ishte e ftuar në ?Rudina? nga ku foli lidhur me unazën që mbanë në gisht dhe dyshimet për fejesë.
Këngëtarja tha se mbanë prej vitesh unazë dhe sqaroi se ende nuk ka marrë një propozim. Ajo vijoi më tej duke ngritur dyshime teksa tha se Olti që ka bërë atë deklaratë diçka di, por ende nuk ka diçka konkrete për të ndarë me publikun.
?Ai lajmi ka dalë kot sepse unë kam katër vjet me unazë në gisht dhe tek të gjitha emisionet e tua kam qenë me unazë. Nuk ma kanë dhuruar akoma unazën e fejesës fatkeqsisht. Nuk kam marrë propozim deri tani. Ka dalë një lajm kot sepse po të hyshë në fotot e mia ndër vite janë me unazë. Fakti që unë nuk doja që të bëheshin fotografi në festën e ditëlindjes time është se njerëzit sa herë dalin hutohen në celular dhe nuk e kanë mendjen fare tek argëtimi. Dhe unë doja që askush të mos merrej me celularin, atë natë doja që të bënim qejf.
Olti që e ka thënë ato fjalë diçka di, megjithatë në momentin e parë që do të kem diçka konkrete unë do ta them sepse nuk ka asgjë të keqe të dashurosh?, tha Peristeri./tvklan.al