Problemet e pronësisë në Shqipëri janë kthyer në një gangrenë për shumë qytetarë, të cilët ropaten korridoreve të gjykatave, me shpresën se do arrijnë të fitojnë të drejtën e tyre.
Por falsifikimet, korrupsioni në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, plus dhe hyrja në këto prona të personave që cilësohen si kontigjentë kriminalë, e bën akoma më të rëndë zgjidhjen e problemit. Të njëjtin hall me pronën e tyre të blerë qysh prej vitit 1940 ka dhe familja Kolonja, trashëgimtarët e të cilës prej vitesh jetojnë në Austri dhe rezultojnë shtetas Austriakë.
Sipërfaqja prej 2 mijë metra katror e blerë kundrejt 8 mijë frangave shqiptare nga ish-mjeku Shaqir Kolonja në vitin 1940 tek shtetasi Neki Radovicka. Mirëpo nga 1940 deri në vitin 2011 kjo sipërfaqe toke që ndodhet në rrugën e Elbasanit, pranë disko ?Calvin?, është shitur dy herë nga familja Radovicka, duke fituar një shumë financiare prej 2 milion euro. Kontrata e blerjes, së bashku me aktin përkatës të transkriptimit gjenden në ZRPP Tiranë, dhe disponohen nga pronarët legjitimë. Në vitin 1995 shitësit e kësaj sipërfaqe, trashëgimtarët e të ndjerit Neki Radovicka paraqesin dokumenta të fallsifikuara (të provuara qartësisht edhe nga Prokuroria Tiranës) te Agjencia e KKP, ku fshihej shitja e bërë në favor të doktor Kolonjës.
Nëpërmjet këtij falsifikimi trashëgimtarët e familjes Radovika, arrijnë që përveç sipërfaqes, që iu takonte të marrin edhe tokën, që babai i tyre, Neki Radovicka, e kishte shitur një herë në vitin 1940. Kjo u bë me mendimin, se trashëgimtarët e Kolonjës në Austri nuk do ishin në dijeni të kësaj prone. Në vitin 2011 një sipërfaqe toke prej 6700 m2 i shitet nga familja Radovicka të Ambasada Turke, me vlerën prej 6 milion e 700 mijë euro, ku brenda kesaj sipërfaqeje toke të shitur është dhe 2000 m2 e shitur njëherë në vitin 1940. ?Duke i vendosur në një planvendosje të përbashkët, vihet re se prona e familjes Kolonja, vendoset për sipërfaqen totale 2000 m² mbi pronë të blerë nga Ambasada e Republikës e Turqisë Tiranë?-thuhet në një akt ekspertimi të kryer për dobi të gjykimit të kësaj çështje. Me tu vënë në dijeni të këtij transaksioni trashëgimtarët e doktor Shaqir Kolonja, nëpërmjet përfaqësusesit të tyre hapin procesin gjyqësor për rifitimin e pronës, që ja kishin tjetërsuar dhe më pas shitur trashëgimtarët e familjes Radovicka.