Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.
Policia ka sekuestruar 3 kilogramë e 545 gramë kokainë në pikën kufitare të Kakavijës.
Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Selim Lazaj, 46 vjeç, nga Patosi i Fierit.
"Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ?Mercedes Benz?, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier" thotë policia.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit në bashkëpunim me shërbimet doganore duke përdorur edhe skanerin, policia konstatoi se në baterinë e automjetit ishin fsheur dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.
Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kakavije-kapen-35-kg-kokaine-te-fshehura-ne-baterine-e-nje-automjeti