Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Javën e ardhshme delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë pret që parlamenti të finalizoje punën për reformën zgjedhore. Këtë deklaratë e bëri ambasadori, Luigi, Soreca i cili kërkoi gjithashtu nga qeveria të vijojë luftën ndaj krimit si kusht për negociatat qershorin e ardhshëm. Në konferencën për transparencën mbi përfituesit e fshehur, drejtori për sundimin e ligjit në këshillin e Europës, Kristos Jakumopulos, kërkoi luftë ndaj këtij fenomeni, i cili është në rritje në gjithë Europën.
Ambasadori i bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është optimist se javën e ardhshme Komisioni parlamentar do të përfundojë punën për reformën zgjedhore dhe ta votojë në Kuvend.
Kjo do të thotë se opozita sipas Sorekës, duhet të kthehet në Kuvend dhe të përfundojë këtë proces.
Soreca: Ne jemi shumë të kënaqur nga puna e bërë nga komisiomni i reformës zgjedhore, me asistencë nga ekspertët ndërkombëtarë me një dialog ndërpartiak shumë pozitiv. Kjo duhet të finalizohet në parlament, me punën e përbashkët të të dy krahëve. Në jemi shpresëplotë se gjatë javës tjetër, komisioni i reformës zgjedhore do të rinisë punën dhe të votojë këtë reformë.
Në konferencën për transparencën e përfituesve në kuadër të pronarëve të fshehur pas palëve të treta, Soreca përshëndeti aksionin e policisë për goditjen e krimit dhe korrupsionit, por kërkoi më shumë veprim si kusht që negociatat vitin e ardhshëm të happen.
Soreca: Në mbështesin planin e qeverisë që ka miratuar një plan aksioni për të luftuar pastrimin e parave, për t'iu përgjigjur kërkesave të komunitetit ndërkombëtar. Tani është koha për veprim. Nevojitet rezultat konkret, nevojitet të vazhdohet në rrugën e rëndësishme të reformës në drejtësi. Duhet të ngrejëm institucionet që kërkon kushtetuta.
I pranishëm ishte dhe Drejtori për sundimin e ligjit në Këshillin e Evropës, Kristos Jakumopulos, i cili u shpreh se ky fenomen është në rritje dhe për ta luftuar atë duhet një punë e koordinuar mes të gjitha palëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-pret-reformen-zgjedhore-soreca-shpreseplote-se-javen-tjeter-do-votohet-reforma