Ora News - Sulm me molotov në një agjenci turistike shqiptare në Athinë

Ora News Lajme 2018-10-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sulm me molotov është regjistruar gjatë mesnatës në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës. Sipas informacioneve nga mediat greke, dy persona hodhën koktej molotovi në hyrje të dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit. Zyrtarët e policisë gjetën në vendngjarje shishe dhe një çakmak.

Agjencia turistike shqiptare që u sulmua këtë mesnatë në Athinë, i përket kompanisë Rusi Tours.

Zyrat ndodhen në të njëjtën godinë, me stacionin e trenit që menaxhon linjën Athinë-Peloponez.

Ishte ora rreth 01:30, kur dy persona hodhën bomba molotov drejt hyrjes së agjencisë. Sipas dëshmitarëve okularë, ata nuk i kishin të maskuara fytyrat.

Nga shpërthimi u shkaktua një zjarr i vogël, që bëri gjithashtu dëme të vogla materiale në fasadën e zyrave.

Policia po shqyrton nëse incidenti mund të inkuadrohet në një reagim për ngjarjen e Bularatit.

Që nga dita e djeshme policia greke ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në Greqi, por edhe në vendet që njihen si pika takimi të komunitetit shqiptar në Athinë dhe qytete të tjera.

Masa të shtuara sigurie janë marrë edhe në burgjet e vendit, me qëllim që të parandalohet ndonjë përleshje me motive etnike midis të burgosurve grekë dhe shqiptarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sulm-me-molotov-ne-nje-zyre-turistike-shqiptare-ne-athine

Share This Video


Download

  
Report form