Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Saimir Tahiri doli nga Prokuroria e e Krimeve të Rënda pasi kishte dorëzuar provën që ai e quajti deçizive.
"Paraqita diçka që ka rëndësi deçizive për procesin. Do flas pas dy tre ditësh konkretisht. Dorëzova një provë që quhet deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni
Por a kai frikë se do merret i pandehur?
Nuk kam frikë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur prisni dhe dy tre ditë."
Ora 13:00 Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ai shoqërohej edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia
Gazetarja e Ora News informon se pritet që të dorëzojë disa dokumente shtesë.
Hetimet ndaj ish ministrit janë shtyrë deri me 17 janar në pritjë të letërporosive. Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve ndërkohë që politika shqiptare ?vlon? nga akuzat dhe kundërakuzat.
"Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi në hetim Mosi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, ku si person i dyshuar është dhe ish-ministri i Brendshëm në hetim Saimir Tahiri.
Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet fisnore me ish-Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve të dhëna atij, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit".
Madje prokurorët shprehen se dyshojnë se Tahiri kishte dijeni dhe u siguronte paprekshmërinë.
Ish-Ministri i Brendshëm u akuzua prej opozitës si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo pas publikimit të përgjimeve të grupit "Habilaj" në Itali, ku emri i tij përmendej si personi që i mbështeste.
Në deklaratat për mediat, opozita akuzoi se Tahiri kishte udhëtuar me Habilajt në Greqi me automjetin që ai u kishte shitur më parë. Një tjetër akuzë ishte dhe udhëtimi i Tahirit me jaht drejt Malit të Zi.
Nga ana e tij, ish-Ministri i Brendshëm ka kundërshtuar akuzat teksa dorëzoi dhe mandatin e deputetit, ku kërkoi prej Prokurorisë një hetim të plotë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-do-te-paraqitet-sot-ne-mesdite-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda