Report Tv - Breshëri mbi policinë, terrorizoi Gjirokastrën, RENEA vret ushtarin ekstremist grek

Report TV 2018-10-28

Views 8

RENEA ekzekuton me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifa. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për më shumë se 5 orë. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t?u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.

Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë. Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale. Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Njoftimi i policisë së Gjirokastrës

Share This Video


Download

  
Report form