TIRANË- Mit?hat Havari, një nga ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka komentuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, nga drejtimi i Policisë së Shtetit. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Havari ka thënë se Xhafaj s?ka patur arsye për t?u larguar nga detyra e tij. Sipas Havarit, largimi i Xhafajt lidhet me debatet e brendshme në qeveri.
Edhe sot ka politikanë të korruptuar, qeveria ka problem, kur ka parë që ky s?ka bërë pazare me ta, janë krijuar problem. Xhafaj është vlonjat me origjinë, ai s?është i nënshtruar. Politikanët tanë i duan që njerëzit t?i kenë nën shalë. Siç duket, ai e ka kuptuar se gjërat nuk shkojnë dhe bëri zgjidhjen alla Debiassi. Strukturat e krimit dhe ato politike godasin mazhorancën, dhe thanë unë po largohem. S?kishte asnjë shkak apo arsye për largimin e tij. Zgjedhja është e tij, por këta duan ?gozhda me gozhdë?. Ai duhet të dilte në konferencë shtypi hapur fare, për problemet që ka vendi.
Mit?hat Havari, ish-drejtues i Policisë
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Migena Sotiri, për presionet e opozitës mbi qeverinë dhe largimin e Xhafajt, Havari ka thënë se nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Rama nuk do pranonte largimin e tij, pasi sipas Havarit, Xhafaj e ka drejtuar me sukses Ministrinë e Brendshme.
Po të isha kryeministër, s?do e pranoja dorëheqjen e Xhafës. Le të thotë opozita, Xhafaj është tjetër, vëllai është tjetër. Vëllai është i rritur. Nuk e njoh personalisht, por e shoh si figurë të pastër politike. Më duket pozitiv, ndërsa ikja e tij është me prapavijë. Situata e mazhorancës s?është dhe aq e fortë. Aty ka probleme, por ai del me duar të pastra dhe do shohim si do ecë më tej. Lëvizjet në radhët e policisë janë të gabuara. Edhe Xhafaj ra në batak, hoqi Çakon që për mua ishte korrekt dhe vuri Veliun, me idenë se do punonte për të. Strukturat e policisë duhet të jetë e depolitizuar.
Mit?hat Havari, ish-drejtues i Policisë