Thuajse 2 shekuj më parë, në 1828 në kullën e xhamisë së Tiranës u instalua ora e madhe, një prej monumenteve historike të kryeqytetit. Mjeshtri që e montoi dhe mirëmbajti sahatin gjigand ishte Ismail Tufina. Këmbana e tij mund të dëgjohej me kilometra larg. Ismail Tufina qe i pari që do ti mbijetonte kohës dhe që është ende gjallë edhe sot ruajtur me fanatizëm edhe pas 5-së brezave.
Sipërmarrësi Alban Tufina në një intervistë për ?Jo vetëm modë? rrëfeu historinë se si u trashëgua zanati i familjes brez pas brezi.
?Fillimisht Ismail Tufina merrej me riparim dhe prodhim armësh dhe me kalimin e kohës, nga kureshtja apo nevoja e asaj kohe ai u profilizua edhe tek orët. Fillimisht me orët e murit, pastaj tek orët e xhepit dhe ato të dorës?, tha Alban Tufina.
Biznesi i Ismail Tufinës do të arrinte kulmin në vitet 900. Asokohe nën drejtimin e të birit Haxhi Arifi e më pas nipit Shabanit. Tufina u shëndërrua në një brand ndërkombëtar dhe jo vetëm për orat.
?Fillimisht ka nisur vetëm me orët ku firmat gjermane prodhonin orë me emrin e vëllezërve Tufina që aktualisht janë shumë pak, ato bashkëpunonin në fushën e argjendarisë apo edhe syzeve?, tha sipërmarrësi.
Si shumë familje mjeshtrash shqiptarë as familja Tufina nuk i shpëtoi dot reperesionit të shtetëzimit gjatë regjimit komunist. Megjithatë në përpjekia për të mos e lënë traditën të shuhej ata vijuan ta ushtrojnë profesionin e tyre fshehurazi dhe ta trashëgojnë atë ndër breza./tvklan.al