Ora News - Shpërthen Erjon Braçe: Një pjesë e analistëve të mëdhenj janë bixhozçinj

Ora News Lajme 2018-10-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist, Erjon Braçe njëkohësisht dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë ishte në Lushnje në një takim me gratë dhe vajzët për të folur mbi nismën ligjore që qeveria ka ndërmarrë për të ndalur lojërat e fatit dhe bastet.

Braçe i ka kthye përgjigje atyre që e quajnë këtë nismë populiste , mes tyre dhe analistë.

Erion Braçe: "Në gjithë këtë histori 3 vjecare nga vitit 2015 tre gjëra më kanë bërë përshtypje,ose në tre gjëra ja vlen për tu ndalur e për të kthyer një përgjigje sot. E para është ky konkluzioni i përgjithshëm që shikoni në televizion,që japin mënd që nga problemet gjinekologjike të grave, e deri tek problemet kanalet vaditëse dhe kulluse pa i parë fare ndonjëher me sy.

Janë këta analistët e mëdhenj qe thonë kjo nismë ka natyrë populiste. Tani një pjesë e tyre janë bixhozçinj, tja u them hapur, sepse jam prekur drejtpërdrejt, sepse ato para që mernin nga televizioni apo ato para që kanë marrë si gjoba për të përdorur televizionin i linin atje. Një pjesë i tyre janë edhe gjykues,subjektiv të gjithë kësaj historie.

Por një pyetje kam po kur ne vendosnim tatimin progresiv mbi rrogat tuaja,duke mbrojtur të gjitha rrogat e vogëla nën 300 mij lekë deri në 1 milionë e 300 mijë lekë çfarë ishte populizëm? Jo nuk ishte populizëm sepse kemi lënë para në xhepat e secilës prej atyre grave dhe vajzave që punonin, dhe që punojn për familjet e tyre. Dhe jo vetem për to por edhe për burrat e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthen-erjon-brace-nje-pjese-e-analisteve-te-medhenj-jane-bixhozcinj

Share This Video


Download

  
Report form