Nga fundi i muajit Nëntor deri në fund të Janarit të vitit të ardhshëm të gjithë fermerët apo shoqëritë që operojnë në sektorin bujqësor mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i BE, IPARD 2 që vendos 94 milionë Euro në dispozicion të investimeve në bujqësi, agropërpunim dhe për zhvillimin rural.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi thotë se edhe buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka rritur fondin për këtë sektor, por tani sfida është mënyra e menaxhimit.Në prezantimin e këtij programi të ri në një ferme në Shkallnur të Durrësit ku i pranishëm ishte dhe ambasadori i ri i BE, kryeministri pranon problemet me pasigurinë ushqimore. Por ai sheh si domethënëse uljen e importeve të produkteve ushqimore.
Formalizimi i sektorit bujqësor dhe rritja e standardeve të prodhimit vendas vlerësohen nga vetë ministria e Bujqësisë si dy kushte kyç e për ecurinë e bujqësisë.