Ora News - Veliaj përshëndet votimin: Paratë që lihen në baste baraz me buxhetin e Bashkisë

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur vendimin e mazhorancës për lojërat e fatit, duke thënë se ky vendim pritet të sjellë një impakt pozitiv në të gjithë vendin.

Veliaj: U jam pafundësisht mirënjohës deputetëve që votuan ligjin kundër basteve. Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, që i kthen të gjitha këto para në familjet tona, kthen të gjithë kohën e humbur nëpër baste, në vatrën familjare të çdo qytetari në Kombinat dhe gjithë Shqipërinë. Bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë kemi bërë një llogari: Vetëm lekët që harxhohen në baste dhe që përfundojnë në 3-4 të fortë janë baraz, ndoshta edhe më shumë se i gjithë buxheti i Bashkisë së Tiranës. Praktikisht, jo vetëm buxheti që kalon Bashkia për punët publike, por dy herë aq do të ngelen në Tiranë, falë faktit që do mbyllen bastet.

Veliaj u ndal edhe tek ndërtimi i Teatrit të ri, ku vlerësoi qëndrimin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-pershendet-votimin-parate-qe-lihen-ne-baste-baraz-me-buxhetin-e-bashkise

Share This Video


Download

  
Report form