Ora News - Berat, 31-vjeçari vdes në Urgjencë, procedohet penalisht mjekja

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vdekjes së një 31-vjeçari në repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit,familjarët kanë akuzuar për "mjekim të pakujdesshëm" mjeken e këtij reparti,për të cilën tashmë ka nisur proçedimi penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku viktima Marinel Veleshnja ndërroi jetë 30-minuta pasi ishte paraqitur në spital.

Pas vdekjes, kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati,për "mjekim të pakujdesshëm".

Burime të brendshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët, efektivët e policisë kanë sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit dhe e kanë dërguar çështjen për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/berat-31-vjecari-vdes-ne-urgjence-procedohet-penalisht-mjekja

Share This Video


Download

  
Report form