Ora News - Teatri do të shembet, PS voton e vetme, Majko bojkoton. Mbyllen bastet

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojërat e fatit. Ndërsa me 74 vota pro deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar. Ndërsa mësohet se Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk ka votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama.Gjithashtu, Kuvendi miratoi po me 75 vota pro edhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.

Presioneve të mesazheve që kanë ardhur në celularët e deputetëve socialistë gjithë këtë kohë për tu tërhequr nga mbyllja e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Erjon Braçe, u kanë dhënë përgjigje në sallën e Kuvendit përpara votimit të ligjit.

Rama: Do t'u japim shumë përgjigje të tjera të njëpasnjëshme siç nuk i kanë parë në ëndrrën e tyre më të keqe.

Braçe: Ti dhe ju po u hiqni bukën fëmijëve të mi dhe ne do të merremi e fëmijët tuaj. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës dhe do t'u kushtojë shumë.

Kryeministri pati disa fjalë dhe për opozitën që sipas tij vetëm, marrëzia e bëri të mos e votojë këtë ligj, i cili ndërpret burimin e financimit për krimin e organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-ne-kuvend-pritet-votimi-ligjin-qe-ndalon-lojrat-e-fatit

Share This Video


Download

  
Report form