SHKODËR- Ambasadori i Austrisë Johan Sattler ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës. Gjatë vizitës, Sattler ka komentuar mbi çështjet më të fundit si vettingu i politikanëve, arrestimet e fundit dhe bojkotin e opozitës në parlament.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm dhe i tillë është edhe roli që duhet të luajnë në Balkan.
Shpresoj shumë që ata mund te përdorin këto tetë muajt e ardhshëm deri në qershor të vitit të ardhshëm për të bërë përparim të vërtetë në çështjet kryesore që janë në tryezë që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është reforma zgjedhore dhe ajo ne drejtesi. Mendoj se është një moment i rëndësishëm për tetë muaj, me të vërtetë do të doja te shihja më shumë unitet kombëtar në çështjet e interesit kombëtar, pasi çështja e interesit kombëtar është procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Johan Sattler, ambasadori i Austrisë
Mbi arrestimet e "të fortëve" që kanë ndodhur disa ditë më parë, Sattler tha se ato janë një hap pozitiv duke u shprehur se tani mbetet të shihet vazhdimësia e punës që do të kryhej.
Sa i përket vettingut të politikanëve, Sattler u shpreh se ai ishte i domosdoshëm dhe se do të ndodhte menjëherë pas krijimit të institucioneve përkatëse.
Vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit do të ketë SPAK dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune. Nuk duket jo vetëm për gjyqtarët sepse ata shikojnë në politikë.
Johan Sattler, ambasadori i Austrisë