Ora News - Beteja për Teatrin, Ngjela: Shembja do ishte gabim i madh, zgjidhet vetëm me gjykatë

Ora News Emisione 2018-10-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nesër është beteja e fundit për Teatrin Kombëtar në Kuvend. Avokati Spartak Ngjela thotë se shembja e godinës ekzistuese, sikundër ka gjasa të ndodhë pas votimit të nesërm, do ishte gabim i rëndë.

Ngjela: Gabim i rëndë në funksion të kulturës shqiptare. Një shtet qën nuk ka para për të ruajtur një Muze historik të një zhanri të caktuar, letërsisë apo të artit, nuk vlen më si shtet. Ajo ëshë salla e parë e teatrit profesionist dramatik në Shqipëri.

Teksa Presidenti Meta e ka rrëzuar dy herë ligjin, cilat mund të jetë hapësirat e tjera ligjore?

Ngjela: Është shkelje e Kushetutës. Duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese, nuk ka. Kur kishte kanë gabuar, duhet të bënin proces atje.Është cënim i kulturës shqiptare dhe me tre ekspertë e merrte në konsideratë këtë. Kush do ta godasë ligjin tani? Ka një hapësirë, prapë gjykatës duhet ti drejtohen. Që të pezullojë ligjin deri në një gjykatë fakti, deri sa të dalë Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se opozita nuk është më opozitë, ndërsa Rama sipas tij kërkon destabilizim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/beteja-teatrin-ngjela-shembja-do-ishte-gabim-i-madh-zgjidhet-vetem-me-gjykate

Share This Video


Download

  
Report form