Baza e PD në Shkodër, sherr me Flamur Nokën për kandidatin e sjellë nga Tirana

Report TV 2018-10-26

Views 2

SHKODER - Debate të ashpra, deri në grisje të fletëve të votimit janë shënuar në zgjedhjet për grupseksionet në PD-në e Shkodrës. Pavarësisht kontestimeve që ka pasur në disa prej grupseksioneve, ngjarja më e rëndë është regjistruar në Grupseksionin 3/2 në qytetin e Shkodrës. Shkak për debatet, e ashpra ka qënë mungesa e komisionerëve të dy kandidatëve në garë ditën e shtunë ku u mbajtën edhe zgjedhjet për grupseksione.

Në garën për kreun e këtij grupseksioni kanë qënë Nesti Kiri, Lazarin Vila dhe Jozef Sermi. Që në nisje të procesit në propozimet për të garuar, dy kandidatët dhe mbështetësit e tyre nuk kanë dashur që në garë të jetë Nesti Kiri, një emër i njohur për PD-në e Shkodrës pasi sipas tyre ai ka pashaportizimin në Tiranë dhe sipas tyre kjo në bazë të statutit nuk lejohet. Megjithatë Kryesia e PD, e ka hedhur poshtë pretendimin e tyre duke lejuar që të garojë për postin e Kryetarit të Grupseksionit Nesti Kirin.

Share This Video


Download

  
Report form