Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident është regjistruar në Elbasan, ku treni i pasagjerëve i linjës Kashar-Elbasan është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit i plgosur mbeti 32-vjeçari E. C., i cili ishte drejtues i makinës "Opel".
"Në fshatin Bradashesh, Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar ?Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Opel" me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë", sqaron policia në njoftimin zyrtar.
I plagosuri u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-treni-i-pasagjereve-perplaset-me-makinen-plagoset-nje-32-vjecar