Aksion per ndalimin e kamioneve mbipeshe

RTV KLAN 2018-10-23

Views 2

Qeveria do të nisë shumë shpejt kontrollin e mjeteve të tonazhit të rëndë që qarkullojnë në akset kombëtare. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se bashkë me Policinë e Shtetit do të nisë puna për të ndaluar kamionët të cilët janë mbi normat e lejuara të peshës dhe që janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës.

?Vihet re ky fenomen, kamionë që mbingarkohen me krom apo materiale të tjera. Shumë shpejt do të fillojmë një aksion me Policinë e Shtetit që të kontrollojnë që mos lejojmë më lëvizjen e tyre në mbipeshë?, tha Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Deklarata u bë gjatë inspektimit të punimeve në aksin Vorë ? Fushë Krujë. Rikosntruksioni i këtij segmenti kushton 4.5 milionë euro dhe po bëhet me fondet e programit të mirëmbajtjes së rrugëve të Bankës Botërore, por për Autoritetin Rrugor duhet të marrë fund koha ku segmenti ndërtohej dhe prishjes pas disa vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form