Ora News - Vrasja në Bllok: lirohet nga burgu Redi Popesku, zbulohet arsyeja pse e arrestuan

Ora News Lajme 2018-10-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës vendos masën 'arrest shtëpie' për Redi Popeskun.

Ai akuzohet për ?Moskallëzim krimi? dhe ?Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.

Popesku është pronari i lokalit "Monopol"në ish-bllok ku ndodhi vrasja më 4 tetor.

Avokati Ardian Leka zbulon dhe arsyen e arrestimit të klientit të tij

"Arma që ka me leje kërkohet nga prokurorët që të eksperimentohet me gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Është thirrur për të dorëzuar armën dhe meqënëse prokurorët nuk e kanë gjetur në moment armën, kanë marrë dhe kanë bërë arrestimin e tyre. Ndoshta arma do të dorëzohet por deri më sot nuk është bërë."

Po a do të dorëzohet arma?
"Unë nuk e kam armën. Ai ka pasur disa armë me leje, ka pasur dhe çifte, por prokuroria kërkon verifikimin vetëm për këtë armë, ndërkohë gëzhojat janë dërguar për ekspertizë" u shpreh avokati Ardian Leka.

Popesku u arrestua më 21 tetor, ndërsa mbrëmjen e 4 tetorit, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën rëndë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-lirohet-nga-burgu-redi-pompesku

Share This Video


Download

  
Report form