Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme rastin e një invalidi që po mbahet në burg me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Historia e 70-vjeçarit nga Fushë Kruja nis me me datë 7 tetor 2018, ku në Komisariatin e Policisë Fushë Krujë mbërrin informacioni se në nje banesë te braktisur në fshatin Zezë të Niklës ndodhet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.
Në orët e para të mëngjesit uniformat blu arrijnë në banesën e braktisur dhe pyesin kryeplakun e fshatit se kujt i përket ky objekt.
Pas sqarimit të Kryeplakut se këtë shtëpi para 20 vitesh e ka përdorur shtetasi Sabri Haka, uniformat blu kanë shkuar në shtëpine e 70 vjeçarit Sabri Haka për ta pyetur se çfarë lidhje kishte ai me këtë banesë.
I moshuari u ka shpjeguar se ai ka banuar aty deri në vitin 1991, pasi me marrjen e tokës me ligjin 7501 ai ka ndërtuar një shtëpi tjetër e cila eshtë 5 km larg këtij objekti dhe se këtë shtëpi e ka braktisur prej vitesh.
Më pas është kërkuar që te japë një shpjegim në komisariat, gjë të cilën 70 vjeçari nuk e ka refuzuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-70-vjecari-invalid-i-plote-mbahet-ne-burgun-e-fushe-krujes-si-trafikant-droge