Report Tv-Laboratori i heroinës në Has, burg për tre nga të arrestuarit

Report TV 2018-10-22

Views 2

KUKËS - Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit, pas një seance maratonë e cila nisi që prej paradites.

Në masën arrest me burg janë lënë tre nga pesë të arrestuarit si Xhevit Shutin, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi. Për të moshuarin Mustaf Shuti, Gjykata ka vendosur arrest shtëpie, ndërsa është liruar gruaja Anila Shuti e cila është lënë në detyrim paraqitje.

Share This Video


Download

  
Report form