Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, shpreh keqardhje për arrestimin e ish-deputetit socialist Arben Çuko por shton se për mazhorancën nuk ka dy qëndrimë në raport me ligjin.
Në një postim në twitter, ai shkruan: "Keqardhje për A.Çukon po për ne s'ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s'ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s'ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s'jemi e kurrë s'do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtësinë!"
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, u arrestua pasditen e sotme nga policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe aktualisht është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestimi-i-cukos-rama-keqardhje-por-ne-jemi-vetem-ne-krah-te-drejtesise