Zone e Lire/ Çfare te ka ndodhur me Fatmir Xhafajn?

RTV KLAN 2018-10-19

Views 0

Arian Çani e pyeti kryeministrin edhe për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke iu referuar zërave drejtuesi i Zonë e lirë pyeti Ramën nëse ishte e vërtetë që përderisa nuk hiqte dot nga qeveria Xhafajn nuk kishte përse ta ndryshonte atë.
Kryeministri u përgjigj se këto janë thashetheme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.
Arian Çani: Është e vërtetë që i ke thënë ca njerëzve që përderisa nuk heq dot Fatmir Xhafajn nuk kam përse ndryshoj qeverinë?
Edi Rama: Ç?janë këto muhabete?
Arian Çani: Më shiko në sy
Edi Rama: Nuk është e vërtetë.
Arian Çani: Unë të njoh mirë ty, ku pyet ti për njeri. Ç?të ka gjetur me Fatmirin
Edi Rama: Atëherë përse më pyet? Asnjë të vërtetë nuk ka këtu. Besoje këtë gjë. Të gjithë e kanë të qartë që duhet të bëjnë punën e tyre dhe që unë duhet ta kontrolloj atë. Ti mrresh me thashetheme, nuk shpif.
Arian Çani: I bukur është thashethemi është qetësim i trurit. Ti vdes për thashetheme./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form