Kryeministri flet për djalin: Gregu kaloi një moment shumë të rëndë

RTV KLAN 2018-10-19

Views 1

Shpifje! Shpifje! Shpifje! Këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama në një emision, pak ditë më parë, që u bënë ?hit? në rrjetet sociale. Duke marrë shkas nga kjo, edhe drejtuesi i ?Zonë e Lirë?, Arian Çani kishte zgjedhur pikërisht këto fjalë për të titulluar intervistën me kryeministrin.

Gjatë emisionit Çani pyeti kryeministrin nëse atë natë po aktronte apo ishte prekur vërtëtë ndërkohë që fliste për djalin e tij Gregun. Rama u përgjigj duke thënë se poshtë kostumit ka gjak dhe politikanëve i duhet të durojnë shumë gjëra.
Arian Çani: Atë natë në emision the që nuk e harroj momentin kur Gregu ishte sa Zaho tani, që shtrihej poshtë krevatit dhe i vinte tmerr kur dëgjonte se nuk është djali im, por i babait tim. Në atë moment unë pashë që fytyra jote u pashë që fytyra jote u prish dhe si i ligë që jam, dua të di ishe gati për të qarë apo po aktroje?

Edi Rama: Për fat të keq shumëkush mendon se politikanët janë rracë e poshtër që merren me punë të këqija. Kjo nuk është e vërtetë, politika ka lindur për të bërë mirë. Në kushtet tona duhet të durojmë shumë gjëra. Nën kostum ka gjak, ka dhimbje dhe unë shoh një degradim të madh këto kohë për shkak të hapjes së një bote të re që është online, jo e basteve online ku derdhet një sasi budallallëku dhe shumë gënjeshtra që është bërë problem për botën dhe jo për ne që jemi djepi i shpifjes që nga komunizmi edhe më pas.

Arian Çani: Atë ditë u bëre keq se nuk ma the?

Edi Rama: Tjetër gjë është të të bëhet lëkura shollë duke jetuar nën këtë breshëri dhe tjetër gjë është të jesh fëmijë apo të jesh pjesëtar i familjes së dikujt që sulmohet çdo ditë. Gregu ishte më i madh se Zaho dhe kaloi një moment shumë të rëndë. Sot historia nuk ka ndryshuar, por është rënduar me shpifje. Çfarë ju thonë këtyre të rinjëve që duan të shohin mesazhe që duhet të ndjekin. Është e tmerrshme.

Arian Çani: Kjo që po bën më paketën antishpifje mendon se mund t?i zgjedhësh? Mos më ndërprit...

Edi Rama: Ky është i vetmi kazan ku ndihem i lirë. Ta thashë që duke parë emisionin tënd dhelpra harron pulën dhe të shikon ty. Ti i referohesh njërezve në fund të fundit. Ditët e tjera dhelpra e ka mendjen si të shqyejë pulën. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS